Zvicra nuk e ka pranuar fondin e mbledhur nga shqiptarët për t’i paguar gjobat e futbollistëve Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por ka sugjeruar të dhurohen për një kauzë të mirë.
Rilind Reka, një nga nismëtarët e mbledhjes së parave për të paguar gjobën prej 25 mijë frangash të Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Stephan Lichtsteinerit, ka treguar në Facebook se Federata e Zvicrës i ka rekomanduar që paratë e grumbulluara të dorëzohen për ndonjë kauzë të mirë.
“Federata dëshiron që paratë të mos u dorëzohen lojtarëve, por të dhurohen për një kauzë të mirë (që ju mund ta zgjidhni)”, ka qenë përgjigja e Federatës së Zvicrës për Rekën.