DYLON

Kadriu: Hyrje-daljet në Gjilan po bëhen moderne dhe me standarde evropiane

Kadriu: Hyrje-daljet në Gjilan po bëhen moderne dhe me standarde evropiane
Avatar photo Redaksia

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Rexhep Kadriu ka shkruar në profilin e tij se Gjilani po ndryshon për çdo ditë dhe se po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit. “Hyrje-daljet në Gjilan, po bëhen moderne dhe me standarde evropiane”, ka shkruar ai.

Ja postimi i plotë:

Gjilani po ndryshon, dhe çdo ditë po i afrohet qyteteve më të zhvilluara të rajonit. Hyrje-daljet në Gjilan, po bëhen moderne dhe me standarde evropiane. Sinjalistikat dhe të gjitha elementet përcjellëse në rrugë, i japin Gjilanit epitetin e një qyteti model.

EkoHigjiena

E përsëris, Gjilani dhe Anamorava janë pjesë e pandashme e qeverisë Haradinaj. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve, sepse ne jemi të nxënë me punë. Kjo që po ndodh në Gjilan dhe në të gjitha komunat, është veç fillimi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.