Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.
Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. /2LONLINE.com/