DYLON

AAK fton anëtarësinë e saj të mbështesin kandidatin tanimë të përbashkët në balotazh, Lutfi Hazirin

AAK fton anëtarësinë e saj të mbështesin kandidatin tanimë të përbashkët në balotazh, Lutfi Hazirin
Avatar photo Redaksia

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan ka takuar sot strukturat e saj nga të gjitha nivelet e organizimit për tu mobilizuar për zgjedhjet përkatësisht balotazhin e 14 nëntorit në Gjilan.

Përveç strukturave të AAK-së, në takim mori pjesë edhe kandidati për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, kandidaturë kjo të cilën AAK do ta mbështes unanimisht në balotazh, bënë të ditur Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan.

EkoHigjiena

AAK beson në partneritetin me LDK-n, rrjedhimisht me kryetarin Haziri, ndërsa si dëshmi për këtë e ka bashkëqeverisjen gjatë dy mandateve në nivel lokal.

AAK fton të gjithë anëtarësinë e saj për mobilizim dhe masivisht të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin kandidatin tanimë të përbashkët në balotazh, Lutfi Haziri, bënë të ditur Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.