Shtabi për situate të jashtëzakonshme i Komunës së Bujanocit përmes një paralajmërimi njofton qytetarët për rreziqet nga mjetet e pashpërthyera në territorin e komunës.
“Në territorin e Komunës së Bujanocit edhe më tej ekziston rreziku nga prania e mjeteve të pashpërthyera vrasëse edhe pse ekipi për eliminim MPV në kuadër të Sektorit për situate të jashtëzakonshme me ekipet e tij speciale ka bërë mjaftë në mënjanimin e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar, transmeton Titulli.com.
Me rekomandim të sektorit për situata të jashtëzakonshme paralajmërohen gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit se për qytetarët, organizatat punuese dhe të tjera, është e ndaluar që mjetet e pashpërthyera vrasëse të gjetura t’i prekin, nxjerrin, rrotullojnë ose t’i zhvendosin, t’i përvetësojnë, fshehin, t’i heqin me vetiniciativë( në pus, kanal, lum, liqe, dhe vende të tjera të ngjashme) ose t’i fusin në dhe, t’i demontojnë, djegin dhe të ngjashme.
Anda luten të gjithë qytetarët që hasin në ndonjë mjet të pashpërthyer vrasës të lajmërojnë Shtabin për situate të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit në telefonat e Qendrës operative: 1985; 017/651-129; 017/651-138; dhe Stacionin policor në Bujanoc në telefonin: 192 dhe 017/651-003.
BURIMI: Titulli.com