DYLON

Lutfi Haziri, takime të ngjeshura me përfaqësuesit politik të Bujanocit

Këshillit Nacional
Avatar photo Redaksia

Pas vizitës që i ka bërë sot Preshevës, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar Komunën e Bujanocit, ku është pritur në takime të ndara nga kryetari i Komunës, Shaip Kamberi dhe deputeti Fatmir Hasani, kryetari i Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, sikurse edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Nagip Arifi.

Gjatë takimit me kryetarin Kamberi, kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë, e ka garantuar atë për vazhdimin bashkëpunimit në të dy komunave, sikurse edhe për pjesëmarrje në fondet e europiane.

“Besoj shumë që Komuna e Bujanocit do të jetë pjesë dhe anëtare e barabartë e disa organizatave europiane që ndihmojnë në zhvillimin e demokracisë lokale dhe gjetjen e mundësive financiare për investimet komunale”, ka deklaruar kryetari Haziri.

EkoHigjiena

Gjatë takimit, u diskutua edhe për problemin e shlyrjes se evidencave të gjendjes civile nga pushteti serb.

Ndërkohë, në takimin me kryetar i Këshillit Nacional, Jonuz Musliu, është biseduar për  problemin me tekstet në gjuhën shqipe dhe me mos njohjen e diplomave, përderisa në takimin me kryetarin e PD-së, Shaip Kamberi u fol lidhur me mos paisjen me dokumente dhe problemet politike te shqiptarve ne lugine

Nga ana e tyre, përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë falënderuar kryetarin Haziri, për si thanë kujdesin e vazhdueshëm që e ka pasur për shqiptarët atje, lidhur me sensibilizimin e opinionit për problemet që janë ballafaquar në vazhdimësi.

Në fund, kryetari Haziri, i cili pas 20 vitesh vizitoi Kosovën

Lindore, ka qëndruar në Nasalcë, vendi ku është vrarë gjyshi i tij, Et’hem Haziri, gjatë Luftës së Dytë Botërore. I pari i Gjilanit është pritur nga banorët në shkollën e fshatit.

Ndryshe, kryetari Lutfi Haziri është shoqëruar në këto takime nga udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku dhe Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.