DYLON

Kosova, çdo ditë më e sigurt nga mjetet e pashpërthyera

Kosova, çdo ditë më e sigurt nga mjetet e pashpërthyera
Avatar photo Redaksia

Kompania e Deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së, është duke kryer operacionet e pastrimit të Fushëbetejave në Parkun e Lirisë në Ferizaj, ku ka hasur në një sasi të madhe të municioneve eksplozive të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Numri i municioneve të gjetura është 1597 që përfshinë predha të mortajës dhe artilerisë të mbetura kryesisht nga Lufta e Dytë Botërore dhe të cilat tani janë të sigurta dhe nuk paraqesin rrezik për qytetarët.

EkoHigjiena

Kompania e Deminimit do të vazhdoj me përkushtim të lartë deri në pastrimin e të gjitha fushave të kontaminuara me mina dhe municione eksplozive.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.