DYLON

Haziri: Së bashku me mijëra njerëz, sot po e shënojmë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit

Manifestimi treditor tradicional kulturor “Ditët e Agimit”
Avatar photo Redaksia

Manifestimi treditor tradicional kulturor “Ditët e Agimit”, i cili i kushtohet figurës së dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, në ditëlindjen e tij ka kulmuar me tubimin qendror madhështor në fshatin Zhegër të Gjilanit me moton “I këndojmë Agimit”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Shoqatës Kulturore “Ditët e Agimit”.

Pos kryetarit Haziri dhe strukturave komunale, në këtë tubim madhështor kanë marrë pjesë edhe deputetë, bashkëluftëtarë të dëshmorit e përfaqësues nga jeta politike, institucionale e kulturore.

“Sot, së bashku me mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, po e shënojnë rilindjen e madhe të Agim Ramadanit. Kjo rilindje ishte sinonim i lirisë. Agimi i sakrifikua për të jetuar shqiptarët bashkë, të lirë e të barabartë, pa e cenuar e kërcënuar askë. Jam i nderuar që sot jam pjesëmarrës në rilindjen e madhe të Agim Ramadanit, vendlindjen e tij, në Karadakun i cili sivjet shënon përvjetorin e madh të Idriz Seferit”, ka thënë ne fjalën e tij para të pranishmëve kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

EkoHigjiena

Fjalë përshendetëse pati edhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili tha se personalisht e ka admiruar Agim Ramadanin si shembull të ushtarit të zoti, si njeri i pastër dhe si ai që për bashkëluftëtarët është vëllai më i mirë që e ke afër.

Ndërkaq, në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani” ka folur Xhafer Gashi, duke thënë se Agimi ishte njeri i unitetit dhe se ai çdokund gjindej aty ku e kërkonte atdheu.

Kurse, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka deklaruar se është një ditë e gëzuar që sot nderohen me këngë e me poezi heronjtë e luftës, duke uruar që vepra e Agimit të shkojë e plotë në zemrat e çdo shqiptari.

Në emër të familjes Ramadani të pranishmit i ka falënderuar vëllai i Agimit, Jashar Ramadani, i cili u zotua se, si familje, do të vazhdojnë ta japin kontributin dhe përkrahjen e përbashkët në interes të të gjithë qytetarëve.

Tubimi “I këndojmë Agimit” është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik, ku performuan këngëtarët të mirënjohur të estradës kosovare.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.