Përderisa shumë prej klubeve në vend gjenden në kolaps financiare, disa të tjerë kanë vendosur t’i japin pagat e plota, ndërkohë disa të tjerë edhe t’i japin në mënyrë të përgjysmuar.
Siç ka raportuar gazeta “Olle” gjatë mbrëmjes së mërkurë (8 prill) është klubi futbollistik “Gjilani” që ka vendosur t’i shpërndajë pagat në mënyrë të përgjysmuar.
Futbollistët kanë marrë vetëm 50% të pagës për muajin mars.
Gjithsesi futbollistët ndodhën të ‘karantinuar’ në shtëpitë e tyre dhe një gjendje e tillë mund të vazhdohet edhe për muajt në vijim.
SC Gjilani njihet si njëri ndër klubet më korrekte në vend që nga ardhja e presidentit Florim Zuka në krye të klubit.
Pagesat e plota të futbollistëve besohen se do të kryhen porsa të kalojë ‘koronavirusi’.
Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë hapat e mëtejmë të klubit gjilanas dhe klubeve të tjera në vend.