DYLON

FFK njofton se kur do të kthehet kampionati i Kosovës?!

FFK njofton se kur do të kthehet kampionati i Kosovës?!
Avatar photo Elife Sherifi

Federata e Futbollit e Kosovës përkatësisht KE sot ka mbajtur një mbledhje ku është diskuuar për situatën e fundit të krijuar nga pandemi COVID-19.

Sipas FFK-së, kampionati do të kthehet të luhet tek atëherë kur shteti merr vendim për rikthimin e jetës normale.

Njoftimi i FFK-së:

EkoHigjiena

Përkundër gjendjes së vështirë që ndodhet Kosova, por gjithnjë duke iu përmbajtur udhëzimeve të IKPSHP-së për mbajtje të distancës, KE i FFK-së, sot, mbajti mbledhjen e vet të radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, ku diskutoi për gjendjen në futbollit e Kosovës, pas përhapjes së pandemisë Covid-19.

KE shqyrtoi gjithë situatën e krijuar pas kësaj pandemie, ku sikur në gjithë botën edhe Kosova e me këtë edhe futbolli i Kosovës është prekur nga kjo situatë ku janë ndërpre të gjitha garat në të gjitha rangjet. Kjo ndërprerje e garave ka goditur edhe klubet e futbollit.

KE diskutoi për rifillimin e garave kur të lejohen me ligj nga shteti, duke qenë ithtar që garat të përmbyllën në kohë të rregullt. Por gjithsesi është e kuptueshme që për këtë nuk vendos FFK-ja, por për shkak të gjendjes në të cilën gjendet Kosova, vendosin organet shtetërore dhe varësisht nga vendimet e tyre varen edhe vendimet e FFK—së. KE edhe pse është për rifillimin e garave dhe përfundimin e tyre, do të ndjekë situatën me kujdes dhe në rast se gjendja rëndohet dhe vjen deri te vendimi për ndërprerje të garave, atëherë FFK-ja do të ndjek me përpikëri udhëzimet e UEFA-s.

KE duke parë gjendjen e vështirë që po përballen klubet e futbollit, ka marrë vendim që nga mjetet e veta duke rrezikuar edhe projektet e saj, të ndihmojë të gjitha klubet si ndihmë për të zbutur sa do pak hallet edhe ashtu të vështira të tyre. KE e bën të qartë për të gjithë që këto mjete janë ekzistenciale.

KE do të ndjekë me kujdes gjendjen në klube dhe do të jetë në vazhdimësi në kontakt me UEFA-n dhe FIFA-n dhe për të gjitha opinioni do të njoftohet përmes komunikatave për shtyp.

FFK-ja do të vazhdojë të punojë online nga shtëpia dhe për këtë nuk mund të realizojë takime me askënd përderisa të mbretërojë kjo gjendje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.