Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës s Gjilanit, Zenun Pajaziti, vizitoi Qendrën për Punë Sociale (QPS) në Gjilan.
“Gjatë kësaj vizite u informuam nga afër me numrin e rasteve sociale në Gjilan. Gjithashtu Zymberi, drejtor i QPS-së njoftoi për punën e dy shërbimeve që janë në kuadër të kësaj qendre, të shërbimeve sociale dhe të asistencës sociale”.
“Kryetari Pajaziti u zotua se trajtimi ndaj kategorive sociale në Gjilan, në veçanti ndaj atyre që marrin ndihmë sociale do të jenë prioritet gjatë qeverisjes time. Gjithashtu përmes fondit për punësimin do të bëjmë përpjekje për punësimin e të rinjve që marrin asistencë sociale”.
Sponsorizuar nga PDK-ja