DYLON

Fëmijët gjejnë mjete të dyshimta, tërhiqen pa pasoja nga KFOR-i dhe FSK-ja

granat dore
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se në fshatin Sllatinë e Epërme të Komunës së Vitisë, ankuesi, ka raportuar në polici se në lagjen e “Qosve” disa fëmijë kanë gjetur disa mjete të dyshuara të cilat sipas vlerësimit të tij kanë qenë granata dore, të gjetur afër një baze të KFOR-it.

Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se menjëherë patrulla ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty ka vërejtur 7 copa mjete te dyshuara ngjyrë e gjelbër.

“Njësiti i KFOR-it dhe një njësit i FSK-së, për deminim, kanë dal në vendin e ngjarjes, i kanë tërhequr mjetet e dyshimta, që sipas tyre  kanë qenë të shpërthyera dhe fatmirësisht nuk kanë paraqit rrezik për sigurinë e qytetarëve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.