DYLON

Gjilani do të hapë rrugët në “Livadhet e Arapit”

Gjilani do të hapë rrugët në “Livadhet e Arapit”
Avatar photo Redaksia

Gjilani do të hapë rrugët në “Livadhet e Arapit”

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka mbajtur sot takimin informues me pronarët e parcelave në Zonën me Planifikim Urbaniztik “Livadhet e Arapit”, të cilët janë informuar për zhvillimin dhe ndërtimin e lagjes së re dhe modern në këtë pjesë të qytetit.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sadudin Berisha, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është informimi me veprimet tjera juridike dhe zhvillimore që do të ndërmarr Komuna e Gjilanit me hapjen e rrugëve për interesin publik dhe shpronësimin e parcelave private, në këtë pjesë dhe zhvillimit të saj.

EkoHigjiena

“Si hap i parë si drejtori do të bëjmë shpërndarjen e vendimeve individuale për shpronësimin e parcelave në fjalë dhe më pas sipas planifikimeve gjatë këtij viti do të niset me hapjen e rrugëve në bazë të Planit Rregullues Urban për këtë zonë. Kjo e gjitha është në bazë të përcaktimit të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, që të bëhen krejtësisht funksionale rrugët dhe infrastruktura publike në tri zona të planifikuara si në “Livadhet e Arapit”, të kryer tashmë pjesën e “Fidanishtes” dhe zonën në kampin “Monteith”. Falënderojmë gjithashtu gatishmërinë tuaj të ofruar për bashkëpunim në interesin publik. Të gjithë të interesuarit për parcelat e tyre, mund të ofrohen në zyrat e drejtorisë që të marrin informacione shtesë dhe detajet rreth planit apo parcelave individuale”, ka thënë mes tjerash drejtori Berisha.

Të pranishmit e shumtë të cilët kanë marrë pjesë në këtë takim, kanë ofruar mbështetje për Komunën e Gjilanit, derisa kanë kërkuar që kjo të ndodh sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të zyrtarizohen rrugët fillimisht e më pas edhe të jetë i mundshme shfrytëzimi i parcelave private të cilat përmes planit kanë zgjidhje urbaniztike, mirëpo në terren janë ende parcela që nuk kanë infrastrukturë.

Ndryshe, kjo zonë “Livadhet e Arapit” hapësirë e planifikuar është një sipërfaqe prej mbi 100 hektarësh, prej tyre 21 hektarë janë të planifikuara për shpronsim për nevoja të infrastrukturës rrugore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.