Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka mohuar shkrimet se partia e tij pas certifikimit të zgjedhjeve të 11 qershorit mund t’i bashkohet koalicionit PAN në bërjen e qeverisë, duke thënë se qëndrimi i AKR është i qartë dhe nuk lëkunden nga pozicioni i tyre .
Të nderuar miq, secili lajm qe mund ta lexoni është thjesht spekulim. Qëndrimi i AKR është i qartë dhe nuk lëkundemi nga pozicioni ynë. Bashkë me partnerët e Koalicionit, LDK-në jemi të vendosur në rrugën tonë, konform vullnetit të qytetarëve të Kosovës për ndryshim.