Ora e tokës shënohet me 24 mars duke fikur dritat në ora 20:30. WWF në Shqipëri dhe Kosovë thërret që që për këtë Orë të Tokës të ngrisni zërin tuaj për mbrojtjen e lumit Valbona në Shqipëri.
Iniciativa e WWF-it për Orën e Tokës përsëri do të bashkojë miliona njerëz nga gjithë bota, të cilët më pjesëmarrjen e tyre në këtë iniciative do të tregojnë përkushtimin e tyre për planetin tonë. Pasi shtëpia jonë e përbashkët po ballafaqohet me sfida të dyfishta, me ndryshimet klimatike dhe me dëmtimin e biodiversitetit, lëvizja me e madhe botërore për mjedisin është drejtuar në mobilizimin e individëve, kompanive dhe qeverive që të jenë pjesë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.
Pasi ka filluar si një ngjarje simbolike me fikjen e dritave në Sidnej në vitin 2007, Ora e Tokës sot organizohet në më shumë se 180 vende të botës. Duke marrë parasysh se biodiversiteti global është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe, Ora e Tokës këtë vit do të fokusohet në veprimet për ruajtjen e biodiverisitetit dhe natyrës.
Në regjionin tonë WWF do të theksoj përmes Orës për Tokën ndërlidhjen e biodiversitetit me ndryshimet klimatike. Sloganit “Connect2Earth” WWF do të ja shtoj edhe “Connect2Rivers” dhe të gjithë iniciativën do ta drejtoj në mbrojtjen e ekosistemeve të ujërave të ëmbla dhe lumenjve.
Në Shqipëri iniciativa do të drejtohet në ruajtjen e lumit Valbona, ku janë duke u ndërtuar tri hidrocentrale, dhe së shpejti pritete që të nisë edhe peticioni për shpëtimin e saj.
Prandaj WWF-i fton qytetet ne Shqipëri dhe Kosovë që për këtë Orë të Tokës të fikin dritat në ndërtesat kryesore te qyteteve, dhe të ngrisin zërin për mbrojtjen e biodiversitetit dhe ekosistemeve te ujërave të ëmbla. Këtu mund të gjeni listen e qyteteve që ju kanë bashkangjitur Orës për Tokën këtë vit.
Vizitoni ueb faqen http://www.earthhour.org që të njiheni me ngjarjet që do të organizohen nëpër botë për shënimin e Orës për Tokën, dhe të ndëgjoni tregimet e njerëzve të ndryshëm rreth asaj sa cka janë duke bërë për planetin tonë.