DYLON

Akrepat e orës ndryshohen këtë javë, do të përfundojë ora verore

Akrepat e orës ndryshohen këtë javë, do të përfundojë ora verore
Avatar photo Elife Sherifi

Ora do të ndryshojë të dielën e fundit të tetorit. Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 27 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas, duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

EkoHigjiena

Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.