• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Kurteshi-Emini: Nuk kemi formuar komision hetimor, por një komision vlerësues me mandat të përkohshëm

Redaksia 2LONLINE 24 Mars, 2018 4 min
 Kurteshi-Emini: Nuk kemi formuar komision hetimor, por një komision vlerësues me mandat të përkohshëm

Shpresa Kurteshi – Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, thotë se vendimmarrësit e kësaj Komune, në seancën e fundit, kanë shqyrtuar e miratuar një sërë pikash të rëndësishme, mes tjerash edhe statutin e ri, me 29 vota për dhe 6 kundër, për të rikthyer dy drejtori, Drejtorinë e Ispeksionit dhe atë për Kulturë, Rini e Sport, pastaj një Komitet për personat me aftësi të kufizuar si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve dhe një qeverisje sa më të mirë.

Sa i përket formimit të një komisioni, ajo sqaron se bëhet fjalë për një komision vlerësues për punën e bërë në katër vitet e kaluar në sektorin e ndërtimeve dhe ambientit dhe jo për ndonjë komision hetimor, siç po thuhet nga disa kuvendarë.

Kurteshi-Emini falënderon të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilët me idetë, sugjerimet dhe me votën e tyre, kanë mbështetur ndryshimet statutare, duke krijuar mundësi për kryetarin Haziri që të riorganizojë administratën komunale dhe të zbatojë programin qeverisjes për vitet e ardhshme.

“Këtë mbështetje nga ana e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvend, e vlerësoj dhe njëherësh e pres edhe në të ardhmen, e cila ka për qëllim përmirësimin e jetës institucionale dhe qytetare në komunën tonë”, thotë Shpresa Kurteshi-Emini.

Për më tepër, ajo thotë se i kupton edhe reagimet dhe votat kundër ndryshimit të statutit të Komunës, por e sheh të dështuar tendencën për ta arsyetuar votën kundër, të nxitur nga një nervozizëm politik, karshi aktiviteteve dhe mbarëvajtjes së punës në Komunën e Gjilanit, që është duke u manifestuar në të gjitha fushat.

“Këtë përkushtim dhe këtë aktivizëm, institucionet komunale, padyshim se do të vazhdojnë ta tregojnë edhe më fuqishëm gjatë viteve në vijim”, thotë ajo.

Ndryshimet dhe plotësimet e statutit, që janë edhe obligim ligjor, janë shoqëruar me propozime konkrete, të cilat janë nxjerrë nga katër takimet e rregullta dhe një dëgjim publik të komisionit, që udhëhiqet nga Arben Mehmeti dhe ka një përfaqësim nga të gjitha partitë politike (LDK, LVV, PDK, NISMA, AAK, AKR), duke treguar profesionalizëm dhe unitet në punë.

Vlen të theksohet se të gjitha propozimet në Komisionit, janë mbështetur në mënyrë unanime, pavarësisht se jo të gjitha gjetën mbështetje në Kuvend, jo për shkak se nuk ishin të nevojshme, por për arsye se ka qenë vështirë të mbulohen nga ana financiare dhe me stafin e nevojshëm.

Drejtoria e Kulturës dhe Drejtoria e Ispeksionit nuk u rikthyen për shkak se deri më tash nuk kanë funksionuar si duhet këta sektorë, siç vajtohet përreth, sepse asnjëherë nuk ka pasur vështirësi dhe gjera që kanë bllokuar procese, përkundrazi rezultatet kanë qenë pozitive, por sepse është vlerësuar se si drejtori do të funksionojnë edhe më mirë. Arsyet janë bërë të ditura edhe nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë kryesuesja e Kuvendit Komunal.

Po në këtë seancë, me kërkesë të LVV-së dhe mbështetje të të gjitha partive politike, është krijuar një Komision vlerësues i punës, në fushën e ndërtimeve dhe ambientit dhe jo Komision hetimor, siç po thuhet nga disa kuvendarë.

“Kuvendi Komunal nuk themelon komisione hetimore, sepse as nuk ka kompetencë të tillë”, thotë Kurteshi-Emini, duke sqaruar se komisioni i formuar ka për detyrë të bëjë vlerësimin e punëve të kryera në fushat përkatëse, që nga viti 2014 e deri më 22.03.2018 dhe mandati i tij përfundon në momentin e paraqitjes së informatës në Kuvendin Komunal, thotë ajo.

Etiketa:aktuale Drejtoria e Ispeksionit Drejtoria e Kulturës Gjilan kuvendi komunal Shpresa Kurteshi - Emini
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Presidentja Osmani me ftesë të presidentit Pahor udhëtoi për vizitë zyrtare në

4 Korrik, 2022
Opinion

Pse nuk thuhet e vërteta e mosliberalizimit të vizave?!

4 Korrik, 2022
Nacionale

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022
Sport

SC Gjilani – FK Liepaja: Klubi gjilanas ka hapur procesin e akreditimit

3 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Parashikimi i motit për pesë ditë

4 Korrik, 2022

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

3 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti: Historia e Familjes Jashari duhet të rrëfehet ashtu siç e meriton, me dinjitet dhe me krenari

2 Korrik, 2022

LDK: Pushteti i VV-së po i realizon premtimet për militantët e tyre në arsim, për çfarë depolitizimi na ka folur kryetari i Komunës në fushatë?!

2 Korrik, 2022

Eco-Higjiena shënon dhjetëvjetorin e punës: Punuam si ekip arritëm suksese

2 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot

2 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com