DYLON

“Hidromorava” shton intensitetin e inspektimit në terren për verifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit

“Hidromorava” shton intensitetin e inspektimit në terren për verifikimin e kyçjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit
Avatar photo Redaksia

KRU “Hidromorava” SH.A – Gjilan, përveç aksionit intensiv për mbledhjen e borxheve, ka rritur intensitetin e inspektimit në terren për të zbuluar dhe marrë masa kundër kyçjeve ilegale, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Më tej thuhet se: Inspektuesit e kompanisë janë më të angazhuar se kurrë për të identifikuar kyçjet e ujit ilegal, të cilat shkaktojnë humbje të mëdha të burimeve të ujit duke ndikuar negativisht në funksionimin e sistemit të ujit dhe njëkohësisht vështirësojnë përpjekjet tona për të siguruar qasje të drejtë për të gjithë.

EkoHigjiena

Vetëdija ndaj lidhjeve të paautorizuara është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të humbjeve të ujit dhe dëmtimit të rrjetit të ujësjellësit. Duke monitoruar dhe ndërgjegjësuar për ndikimin negativ të lidhjeve të paautorizuara, ne mund të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm të ujit për të gjithë përdoruesit.

Andaj, ftojmë të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë me ne, për të zbuluar dhe parandaluar kyçjet e paligjshme, si dhe për të mbështetur legjislacionin për t’u siguruar që çdo konsumator të ketë një lidhje legale dhe të rregullt në rrjetin e ujësjellësit.

Duke paguar faturat e ujit në kohë dhe duke raportuar çdo kyçje të paligjshme, do të kontribuojmë në sigurimin e një burimi të qëndrueshëm të ujit për të gjithë konsumatorët tonë, thuhet në fund të njoftimit të KRU- “Hidromorava”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.