Shpesh të akuzuara se shtojnë rrezikun e obezitetit, qumështi dhe djathërat kanë qenë më shumë në gjendje të luftojnë akumulimin e yndyrës dhe të ndihmojnë në humbjen e peshës.
Kjo është ajo që del nga një studim në Kinë në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë të Qindaos dhe të publikuar në revistën “Annals of Epidemiology”.
Sipas shkencëtarëve, për çdo 200 gram qumësht të konsumuar në ditë (rreth një gotë), rreziku i obezitetit ulet me 16% te fëmijët dhe të rriturit. Ekspertët kanë analizuar të dhënat e mbi 30 studimeve të publikuara edhe më parë mbi konsumin e qumështit dhe derivateve të tij dhe rrezikun e obezitetit.
Shqyrtimi i të dhënave tregoi se në kundërshtim me atë që është thënë më shpesh në të shkuarën, djathërat nuk e rrisin rrezikun e obezitetit.