DYLON

Gjumi i vonë dhe orari i ndryshueshëm shkakton obezitet tek fëmijët

Gjumi i vonë dhe orari i ndryshueshëm shkakton obezitet tek fëmijët
Avatar photo Elife Sherifi

Një studim i ri ka zbuluar se të flesh vonë sjell rritjen e mbipeshes tek fëmijët. Sipas CNN, hulumtimi u përqëndrua në 107 fëmijë në Suedi, me 64 prej fëmijëve që kishin një prind që klasifikohej si mbipeshë ose obez.

Studiuesit monitoruan peshën, lartësinë dhe perimetrin e belit të secilit fëmijë nga moshat nga 1 deri në gjashtë vjeç, ku të gjithë fëmijët kishin matje të ngjashme kur filloi studimi.

Gjumi u mat për shtatë ditë rresht një herë në vit për gjatësinë e studimit duke përdorur një gjurmues të veshur në dore të fëmijës.

EkoHigjiena

Ata zbuluan se fëmijët që zakonisht shkonin për të fjetur vonë, pra mbi orën 9 kishin  një bel më të gjerë dhe BMI më të lartë (indeksi i masës trupore) deri në fund të studimit.

Kjo ndodh se disa prej rajoneve të trurit të përfshira në rregullimin e cikleve të gjumit dhe zgjimit, menaxhojnë sjelljen e ngrënies.

Prandaj gjumi dhe rregullimi i peshës së trupit ndërthuren në mënyrë të ndërlikuar në nivele të shumëfishta.

Një kufizim kryesor i studimit ishte numri i vogël i fëmijëve të përfshirë.

Sidoqoftë, studiuesit ishin në gjendje të masin në mënyrë objektive karakteristikat e gjumit përmes gjurmuesit të kyçit në vend që të mbështeteshin në informacionin e transmetuar nga prindërit dhe fëmijët, diçka që Marcus tha se shpesh nuk është e besueshme.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.