Asgjësimi i mallit me afat të skaduar ishte tema kryesore e takimit të realizuar ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Kryeinspektorit të Tregut, Lulzim Syla.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, kërkoi që kontrollat nga Inspektorati i Tregut të jenë më të shpeshta, pasi që kohëve të fundit kemi pranuar ankesa të shumta nga marketet lidhur me asgjësimin e mallit me afat të skaduar.
Sipas marketeve, aktualisht produktet me afat të skaduar mblidhen në depo dhe presin për rikthim tek prodhuesi apo distributori. Në momentin e kthimit të mallit, ka shumë raste kur nuk janë prezent përfaqësues, qoftë nga Inspektorati i Tregut, Inspektorati Sanitar, ATK apo edhe Policia.
Kthimi i produktit me afat të skaduar tek prodhuesi apo distributori, lejon mundësinë e keqpërdorimit siç është ndërrimi i datës së produktit dhe rikthimi i të njejtit në treg. Një veprim i tillë përveç që ndikon në shëndetin e gjithë shoqërisë tonë, njëkohësisht po vë në pozitë të pa lakmueshme marketet, pasi që dyshimi fillestar për këto keqpërdorime nga inspektorët bie tek marketet e jo tek prodhuesi apo distributori.
Ndërsa, anëtari i bordit Hysni Zogaj, kërkoi që asgjësimi të bëhet në vendin e ngjarjes, e jo në depo të furnitorve.
Kryeinspektori i Tregut, Lulzim Syla, përgëzoi odën për punën e bërë deri më tani, duke shtuar që bashkëpunimi është shumë i nevoshjëm, në mënyrë që të krijohen kushte sa më të favorshme për të bërit biznes në vend.
Është shqetësuese të dëgjosh që ende kemi prezente raste të tilla, dhe vlen të theksohet që ne si Inspektorat jemi duke pranuar kërkesa të vazhdueshme për asgjësim të mallit dhe asnjëherë nuk hezitojmë të bashkëpunojmë në këtë aspekt, shtoi Syla. Ai kërkoi bashkëpunim edhe nga marketet, që në raste të kthimit të mallit, t’i njoftojnë paraprakisht, në mënyë që të jenë present në vendin e ngjarjes.
Sipas Kryeinspektorit Syla, punën e Inspektoratit të Tregut po e vështirëson mos harmonizimi me Komunat, pasi që sipas ligjit Inspektorët Komunal ani pse përdorin të gjitha resurset e Komunës, janë në dispozicion të Inspektoratit, mirëpo një gjë e tillë nuk po ndodh në realitet. Përmirësimi i kësaj linje të komunikimit, do të lehtësonte punën e Inspektoratit dhe do të bënte që bizneset të jenë të kënaqura, shprehu Syla.
Ne takim u biseduan edhe kerkesat e Inspektoratit e që OAK mund të loboj tek institucionet.