DYLON

Ministri Maqedonci flet në Odën Amerikane për fuqizimin e partneriteteve për siguri kombëtare

Ministri Maqedonci flet në Odën Amerikane për fuqizimin e partneriteteve për siguri kombëtare
Avatar photo Redaksia

Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet bazë për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së një vendi, veçanërisht për Kosovën në kohën në të cilën po kalon shteti karshi sfidave rajonale dhe globale të sigurisë. Në këtë aspekt fuqizimi i partneritetit me sektorin privat është më se i rëndësishëm për avancimin e sigurisë kombëtare. Kjo u konkludua në një bashkëbisedim të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Gjatë këtij aktiviteti u diskutua rreth ambientit global të sigurisë, sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë. Ministri Maqedonci e vlerësoi bashkëpunimin me sektorin privat si një nga elementet e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së vendit tonë.

EkoHigjiena

Ministri i Mbrojtjes tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor dhe akteri kryesor në rrugëtimin e deritanishëm të Kosovës, veçanërisht në zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Duke folur për investimet potenciale në zhvillimin e industrisë lokale të mbrojtjes, Ministri Maqedonci theksoi kompletimin e legjislacionit që do të largonte disa nga barrierat në këtë aspekt. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes është në koordinim të vazhdueshëm me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, respektivisht me Zyrën e Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes, përkitazi me furnizimet me pajisje ushtarake. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.