DYLON

Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit me diskutim mbi rolin e gjyqësorit, arbitrazhit dhe akademisë

Oda Amerikane nis Javën e Arbitrazhit me diskutim mbi rolin e gjyqësorit, arbitrazhit dhe akademisë
Avatar photo Redaksia

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë nisi Javën e Arbitrazhit me një diskutim mbi Qasjet e ndërthurura nga gjyqësia, praktika arbitrazhit dhe fusha akademike, me një panel të përbërë nga Mahir Tutuli, Keyetar i Gjykatës Komerciale, Iset Morina nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, dhe Sokol Elmazaj, arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane.

Në fjalimin hapës, Kujtesa Nezaj-Shehu, Kryesuese e Këshillit Drejtues të Qendrës së Arbitrazhit, foli për përkushtimin e Qendrës së Arbitrazhit për të zgjeruar përdorimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit në Kosovë. Nezaj-Shehu iu referua edhe iniciativës së fundit të Odës Amerikane për të pasuruar listën e arbitrave, duke inkurajuar profesionistët që të shqyrtojnë mundësinë për t’u bërë pjesë e listës.

EkoHigjiena

Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, foli për sfidat në të cilat hasin gjykatat në lidhje me arbitrazhin, veçanërisht keqkuptimet rreth procedurave dhe pritshmëritë e palëve. Ai theksoi se vendimet e arbitrazhit janë të detyrueshme dhe gjykatat luajnë një rol të kufizuar, por thelbësor, për të siguruar respektimin e vendimeve të arbitrazhit.

Profesori Iset Morina, ofroi një analizë përmbajtësore akademike të arbitrazhit. Morina diskutoi mbi rëndësinë e bashkëpunimit të arbitrazhit me gjyqësorin, veçanërisht sa i përket ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit, si dhe mbi sfidat e krijuara nga mungesa e dispozitave specifike ligjore në Kosovë.

Arbitri Sokol Elmazaj vijoi diskutimin me një qasje praktike, duke theksuar arsyet për të cilat palët zgjedhin arbitrazhin në vend të gjyqësorit tradicional, dhe  rëndësinë e përfshirjes së një klauzole arbitrazhi në kontrata. Elmazaj gjithashtu trajtoi rolin kritik të përzgjedhjes së arbitrave dhe nevojën për ekspertizë në fushën përkatëse dhe në praktikën e arbitrazhit.

Panelistët ranë dakord se bashkëpunimi dhe dialogu i shtuar mes gjyqësorit, praktikuesve të arbitrazhit dhe akademisë është thelbësor për rritjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të arbitrazhit në Kosovë.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar për të promovuar shfrytëzimin e mekanizmave alternativë për zgjidhjen e kontesteve dhe zhvillimin e praktikës së mirëfilltë të arbitrazhit. Gjatë kësaj jave, ekspertë vendorë e ndërkombëtarë do të ndajnë ekspertizën e tyre me një audiencë që përfshin avokatët, zyrtarët ligjorë, bizneset dhe studentët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.