• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Kamenicë

Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen Mavrovqani

Redaksia 2LONLINE 22 Dhjetor, 2020 2 min
 Nis ndërtimi i shtëpisë për familjen Mavrovqani

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe shoqatën humanitare ”Gagica”, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për familjen Mavrovqani.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe shoqatën humanitare “Gagica”, ka thënë se është shumë i lumtur që kjo familje po bëhet me shtëpi të re.

“Shumë i lumtur që familja Mavrovqani po bëhet me shtëpi të re. Për këtë falënderoj Qeverinë e Kosovës që ndau 20 mijë euro, shoqatën humanitare “Gagica”, që ka dhuruar 5 ari tokë, ndërkaq ne si komunë kemi ndarë 30 mijë euro. Falënderoj të gjithë për kontributin, në veçanti ministren Hykmete Bajrami dhe familjen Gagica. Duke shpresuar që ky do të jetë rasti i fundit i kësaj natyre, uroj që familja ta gëzojë shtëpinë e re”, ka thënë ai.

Ndërsa pronari i shoqatës humanitare “Gagica”, Fitim Gagica, tha se është i lumtur që kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë këtë familje.

“I lumtur që sot bëmë një gjest mjaft human duke ndihmuar familjen Mavrovqani. Uroj që ky veprim të jetë thirrje për solidaritet për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë”, u shpreh Gagica.

Ndryshe pas rastit tragjik që ka ndodhur në familjen Mavrovqani, institucionet dhe bamirësit u bënë bashkë që ta ndihmojnë këtë familje. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale familjen Mavrovqani Kamenica Komuna e Kamenicës Kryetari i komunes Qëndron Kastrati
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023
Art/Kult

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023
Opinion

Gjeneratat e reja nuk kanë frikë nga Serbia

3 Qershor, 2023
Gjilan

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet

3 Qershor, 2023
Lajme të ngjashme

ShFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë, me orë të veçantë letrare

4 Qershor, 2023

Një prozë e rrallë dokumentare e llojit të vet

4 Qershor, 2023

Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huaja!

3 Qershor, 2023

Njoftim për ndryshim të datave për votim të projekteve në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje

2 Qershor, 2023

Akademik Fejzullah Krasniqi merr Çmimin e Konferencës Vjetore të UKZ-së 2023 “Marin Barleti”

2 Qershor, 2023

Mbahet mbledhja e parë e Asamblesë Komunale të Fëmijëve

2 Qershor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com