Kushtrim YMERI
NXJERR FRYMËN ME VRULL
( cikël poezish )
KUR MBUSH TETËMBËDHJETË
Diç prej kohësh ti po fsheh.
Shpesh e nxjerr frymën me vrull,
Kur duart në faqe i mbështetë
E dritares sytë i ngul.
Nuk të rrihet në shtëpi
Në orë mësimi përton të shkosh,
Dhe se ke,rrotull plot njerëz
Shpirtin ndjenë se e ke bosh.
Nënës ti ndihmosh ke nisur
Bashkë me të ti shtrien petë,
Ngadalë gatuan dhe dashurinë
Se ke mbushur tetëmbëdhjetë.
Në klasë me shoqen e ngushtë
Flet e qeshë dhe kokën tund,
”Pa si as shkencëtarët me nam
Dashurisë si dinë fund”.
Dhe në mbrëmje kalon kohë
Kanalet duke i ndërruar
Gjersa dhoma mbushet plot,
Me muzikën e preferuar.
( Tetor, 2010 )
PARKU I SHKOLLËS NË VJESHTË
Sërishmi ti po zbehesh
Ç’të ngjanë vjeshtës kështu
Me mllefin e mungesës sime
Vë kristal herët stolave tu.
Park që mbulove nga gjethet
Ti mbete kryeneç,dhe kurrë
Në harrim s’më nise ditët
Q’i lash pas qëkurë.
Ndaj teje kush s’ka pasur
Mendim të shthurur,thell
Stolave tu të drunjtë
Dashuri pafund mbjell
Tetori ende pa ardhur
Me vrug kopshti ç’u mbush
Që grimcave të kujtesës sime
Mallë aq shumë sjell, prush.
2011
VJESHTA DHE TI
Shtatori me trokitje shirash
Mbërriu i florinjtë
Dhe ndizet dëshirash
Me verën e vjeshtën që u rri në mes,
Ndryshe gjithëçka natyrës do t’i veshë.
Por vetëm mes nesh, e dashur,
S’ka kompromis
Prej kohësh ramë ndesh.
Imazhi që krijuar kam për ty
Vetëm sa shpaloset thellësisë sime
Filleve të kësaj vjeshte.Vjeshtë që vie çdo vit
Ndryshe nga imazhi për ty ngulitur brenda meje
Që shfaqet papritur,çasteve syve të mi fanitë.
Tani unë eci,kaloj përtej rrugicave ku zakonshëm eci
Teksa muzgu më bën me dije se po erret,
Ndryshe kujtimit për ty që s’u err, as u zhbë
Dhe ndryshe prej gjetheve që ranë vjeshtës
Ti do të më ngjitesh në mua dhe më.
Dhe vijnë papritur gjërat në jetë
Si këto kristale dashurie,
Kësaj mbrëmjeje, që në mua kanë rënë
Si meteorët kur bien pavërejtur në tokë
Dhe shkencëtarët të hutuar i lënë.
DORASI I DASHURISË
Adresa jote, që sot kahje ndryshoi
Nuk është më siç ish në rrugën 20
E dashurinë që stinëve ke ruajtur
Tani ai pamëshirshëm e vret.
Ty nuk të magjepsën sytë e tij
As fjalë të ëmbla shpirti që dalin fluks,
Të bënë për vete çasteve të një dite
Flori, para e i shtrenjti luks.
ÇAST I NJË NATE NËNTORI
Me qetësi qyteti natën mezi e shtyej
Duke më bërë roje e ngadalshmja orë,
Të pres ditën që të zbardhë mandej
T’i afrohet një hap dimrit madhështorë.
Dhe kështu një çast pa dremitur
Shëtitem si i paudhë mes syve tu,
Të nesërmen për tu orvatur qytetit
Gjersa të të shoh, endem kuturu.
Ndoshta e dashur pak më ndryshe
Trokitja e së nesërmes mbërrinë,
Që shikimi të jet më i thellë se i sotmi
Për mjëra kilometra nën retinë.
Për t‘i kapur pak qetësi natës që vjen
Përsëri e lodhur me pamje të mekur,
Ka në kujtesë nëntori shumëçka
Dhe dashuri që kurrë s‘kanë vdekur.
Prill, 2012
MOTIV I NGROHTË
(Ibrahim Rugovës )
Nuk na e ka shkrimbur ëndrrën
Vesë që shkriu pranverës nëpër fushë
Dashurinë q’i fale gjithë jetën Dardanisë
Motiv i ngrohtë që s’e prekë më kush
Dhe ne po i bijmë jetës veç përbri
Të rrallët s’ikin kësaj bote pas amshimit
Më i gjallë se të gjallët ndër ne rri
Nga ti e gjejmë rrugën e shpëtimit
As dëborë janari që bie e mërdhinë
S’e ngrinë mirësinë që fale ti
Dërmuar e ndjeke nga pas lirinë
Në mes egërsirash përplot me urti
Paqe në shpirtë thellë kur të ndjeni
E të dini mirë ç’është durimi
At’dhenë po deshët ndër të parët jeni
Dhe nga Hyji i Lartë do t’u vijë guximi
Janar, 2013