DYLON

Mëkatet e mia kanë helmuar bjeshkën (cikël poezish)

Mëkatet e mia kanë helmuar bjeshkën (cikël poezish)
Avatar photo Redaksia

Blerinë TËRBUNJA

MËKATET E MIA KANË HELMUE BJESHKËN
(cikël poezish)

AROMË DASHUNIE

Bukuria jote vërbon,
a me zë besë
me sy të verbër po të shoh!

EkoHigjiena

Buzëqeshja jote
mi sjellë mrapsht ndjenjat e maruna peng dikur
prej dikujt…

Ti po i merr për jetë e përtej kësaj jete…

Eh buzët e tua shpirtiit mi bajnë fllad,
dashunia më merr,
prej një vrime drite tek tjetra.
në trup ku hyn dhe del ashtu e verbër

Të shohë mirë, të ndjej shumë,
derisa në përhumbje të ambla mjaltë… rrëshqas.

Afrohem
të puthë thell në shpirt e përtej shpirtit,
zemra më rrehë si e çmendur
valëve të ngrohta të këtij universi

Të ndjej afër, shumë afër, aq sa tundohem
zgjas dorën të afrohem sy verbër
andërr
pranë dritës së kësaj dashunie.

SI ME E BA DITEN ME DIELL

Duket sikur momenti po ikën
tinzërisht
t’u i gjujtë do thërrime buke
si gjurmë pas vetës
udhën mos me harrue.

Kalanë e andrrave
vet e kam ndertue

Ti,
veç një grusht dhe e hodhe në temel
sa për adet
nëpër derën që ta çela vet
hyre
sa për me mbetë andërr

Të lutem, mos luej me yje
se veç Zoti e di
si ka me na pushtue nata!

Je i lindun me këmishe
nuk je ma me mue,
I tani je në mue

Jam nal e po mendoj
mos arrije me të mrri,
me të shkund
e me të kapë në dorë
sikur mollen e mëkatit!

E ti, lazdran
ndoshta pret serenad me të knue,
por dije që dita jeme nuk e ka
hijeshin e tillë.

Hajde më trego në vesh
qysh me e ba
këtë ditë me diell përseri ….

ODA E PRISHUN

Ma prishën odën
që as plumbat e armikut nuk e kanë rrëzue

Çeremidët e kuqe ja hodhën përtoke
muret e plasarituna ja shembën me të rame
dyer e dritare i bënë copë-copë me sakicen e gjyshit

Burrat i zhveshën tirqit
plisin e bardhë e hodhën në bunar
e ja msynë kroit me u flladitë
me e la marrën e syve

Me dru ahu ndezën zjarr Maji
për me festue zhveshjen e katunit prej zakoneve

Armiqtë ja kishin frikën rekës që gumzhonte
përskej odës sonë
portretit të Zahirit në ball të oxhakut

Ma prishën edhe ditën
oborri i shtëpisë nuk po i ngjanë ma të kalumes
e paskan vesh me kostume të bardha
deri në flokët e thinjura

Kambëkryqi i babës bri oxhakut
po qanë përmes meje
për plisin e bardhë të gjyshit
mbetun amanet

Oda ja nisi me na kqyrë shtremtë

PYELLI I HARRNUEM ME GARDHIN E MËKATIT

Një degë lisi u rrëmbye pas meje

Bestytnia thotë se i kam borxh
mëkatet e mia kanë helmue bjeshkën

Gërshetat e saj ma zunë Diellin
jam zanue me britmat e pyellit
në mëkatin tem kam ra në kurthe

As tamël gjini nuk ka për zanën e mëkatit
asht i shurdhër qielli në britmën e saj
kot shkelë me kambë gjethet e rame për toke
në tokën e huej, nuk ka kafshatë të premtueme

Marrëzisht e dashunume në lulet e para
nuk arrijë me i prekë
më ka zanë haku i lotëve

Jam zanue me besën që ja dhash vetës
e tashmja jeme iluzion i bardhë asht’
ma grabitën zogjtë e Pranverës me kangët e tyre

Pyelli i rrethuem me gardhin e mëkatit mbeta
se ditët e mija të kam me i sosë në buzëqeshje
deri në gufimin e luleve

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.