DYLON

Pranë petaleve të një luleje  – cikël poezish

Pranë petaleve të një luleje  – cikël poezish
Avatar photo Redaksia

PRANË PETALEVE TË NJË LULEJE
( cikël poezish )

Sabit Rrustemi

EkoHigjiena

NË PRITJEN E NJË DITEJE

Vjen në krye të çdo moti
përmes udhës rrotulluese
dhe një Nateje të Madhe

Me themel shprushem
pastrohem
për sytë plot dritë

Fole e saj është krejt natyra
çdo lule e fije bari
dhe pritja ime

Nën qepallat e një dritareje
ajo vjen
me shi më shpërlanë kthjellon

Puhia e flokëve të saj
faqeve më miklon

Para agut në shesh më nxjerr
në ditën e madhe më lumturon
për jetë e mot

NË DORËN TËNDE

Imja tokë më ngroh e ushqen
dhe etjen ma heq
për të lëshuar shtat
rremb i kësaj luleje të bëhem
në dorën tënde
për çdo mëngjes

SHTEGU I TRËNDAFILTË

Sa herë mbetem në bregun tjetër
ti mërrolesh
nëpër re fshihesh
unë gjej një shteg
përbiroj mes resh
e laj rrezet me një rigë shi

Nga ata sytë tu
shpërthejnë ngjyrat
breg më breg
përkohësisht na afrojnë

BRENDA ZEMRËS TRËNDAFILORE

Aty jam diku
i fshehur prej kohësh
në kornizë
brenda zemrës trëndafilore

Ajo as hapet
as mbyllet më shumë
më mbanë në atë dhomë shpirti
përjetësisht

KURORË TRËNDAFILORE

Në ditën e saj të shenjtë
bulëzoj e hapem
shtatit të njomë
faqeve prush
i bëhem kurorë
mbi ballin që i ndritë
mbi të zezat flokë
për jetë e mot

ZONA IME KUQËRREME

Sa herë
perdja e zezë e ditës lëshohet
kthehem në zonën time kuqërreme
e të përjetësoj
përmes vargjeve të shpirtit

Një jetë si kjo më ikën
sa hap e mbyll sytë
e vargu për ty
nuk përmbyllet dot

ZEMËR E VIRGJËR

Dlirësia ime e bardhë
ëndrra ime e virgjër
vetëm ti je
paqja e shpirtit tim

Më nuk do të të humbas
tapinë e zemrës
veç ta kam nënshkruar

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.