DYLON

Cikël poezish nga Selvete Abdullahu

Cikël poezish nga Selvete Abdullahu
Avatar photo Redaksia

Cikël poezish nga Selvete Abdullahu

NATYRSHËM

EkoHigjiena

Pezull rri sot e kur kam lindur
Duke pritur vetëm ëndërra
E ato nuk u bënë asnjëherë zhgëndërra

E shoh tani se kam jetuar koti
Mes kohës së kaluar e të ardhmës
Asnjë dallim

Vetëm pritje pa zë
Pa ngjyrë e pa shije

E sot kam vendos me i thënë pritjes ndal
Ndryshe dua të nuhas

Vetëm një ditë nga jeta ime
Me kodin e mbyllur
Në arkën e mbyllur të jetës
Të haj një ëmbëlsirë
S’ka lidhje
S’ka ku të shkoj më shumë
Se kaq.

MOS MË THUAJ T’A VRAS HESHTJEN

Edhe heshtja ime ka gjuhë
Ajo nuk duket
Eshtë pa ngjyrime
Ti mos më jep verdiktet e tua
Se unë nuk do e vras heshtjen time

Rrugëtimin me atë e bëra
E gjumi se kaploi as natën
Jo nuk e mbyll në kafaz errësira heshtjen
Dot nuk e z’braps e as nuk e m’poshtë

Jam unë heshtja vet
Dhe ditët e tua nuk i bëjë skëterrë
Mbi shpirtin tim sot lulëzon liria
Sa t’a mbajë heshtjen time gjallë
Përgjithmonë.

RIKTHIMI

Ngritem nga hiri
Formoj konstruktin tim
Kërkoj t’i jap buzëqeshje fytyrës
Mes ndërtimit skeletor
Frymoj…

Ngritem nga hiri
Për t’u bërë përsëri njeri
Më shëndrruan në hi
Por unë u ngrita në këmbë përsëri
Hirin lashë aty
Në hi…

ZGJUAR RRI

Eh ç‘intuit më shtyn ka ti
Sa dua të të harroj
Pse vallë rrekem kështu
Unë e marrë jam
Apo kokëfortë
Zgjuar rri ndjenja për ty
As nuk flenë
As nuk vdesë
Çudi
Rrafshë një jetë
Zgjuar më rri dashnia për ty

MOS E LE KËNAQËSIN PËR NESËR

Sot kur po shkruaj për ty u preka në shpirt
Me lot e ngrica zemrën kam
E kalova këtë natë e ditë
Duke pritur kënaqësin se do të vij

Nesër do jetë ajo ditë
Me shpresa plotë shpirti mbushur
Shpresa të kota e të venitura

E shoh me sytë e mi
Dita e nata janë çaste
Merrë buzëqeshje nga ato çaste

Mos lejo me të ik
Jeto si të jetë e fundit ditë
As ti mos e pritë kurrë
Se kënaqësia nuk është duke të pritë.

COPA TË ARNUARA

Kam mbledhur ndër denjë
Copa malli
Në arnimin e ditës
Pikëlluar marrë udhën

Me pikënisjet e kohës
Aty ku u takuam
Dhe mbaruam fatin tonë

Duke pritur nga asgjëja
Shpendët lëshuan zëra pa kuptim
Vet ikëm shtigjeve të largëta
Morëm udhën e gabuar
Pa pendesa
Unë e ti pjesëtar të kohës së gabuar.

Kurrë se pranuam
As se mohuam ndjenjën e dashurisë
E ndrydhëm në letrën e pa përfunduar
Në plikon me ngjyrë të zezë.

LIDHUR MBAS NJË GURI

Ndërtoj konstruktin e tij
Si të një trupi
E di se do hyj brenda tij
Me dashje apo pa dashje

Dua t’ia zgjedh ngjyrën
Formën dhe mbishkrimin
Si dua lulet e vdekura
Dua gjallëri

Edhe pas atij guri te ftohtë
Dua jetë
Asaj që i mungoi kur frymonte
Dua ringjallje
Pas ngurtësimit tim

Lidhem e zgjidhem vetëm rreth atij guri
Aty ku fshihemi tërë kohën

Në meditimet e tona shekullore
Në dëshirat e pa realizuara
E të mbytura
Për një copë dielli të përënduar
Lamë e morëm kockat tona
Mbi kurriz të arnuar

Duke u përpjekur me gjakënxehtësi
E si përfundim
Duke puthur një ftohtësi guri të përjetshme
Mjerët ne që e stresuam veten pa nevojë.

/Selvete Abdullahu/