Sh.F.M.U. ” Dëshmoret e Vitisë̈”, paralelja e ndarë në fshatin Drobesh, u bë me kabinet të ri të informatikës falë një̈ donacioni mjaft domethënës, duke u pajisur me 15 kompjuterë̈ shkollorë nga ana e Kompanisë Energjetike KEDS.
Ky donacion u dorëzua në prani të Drejtorit të Drejtorisë̈ Komunale te Arsimit në Viti, Basri Aliu dhe drejtorit të shkollës, Qemajl Hyseni.
Me këtë rast, drejtori i DKA së ndau një̈ mirënjohje për donacionin në fjalë, të cilën e pranoi znj. Eglantina Hoxha nga Departamenti i Komunikimeve, në emër të Drejtorit Gjeneral të KEDS, Alper Erbaš.
Drejtori Aliu i falënderoi për donacionin dhe investimet që KEDS po ofron në fushën e Energjetikës në komunën e Vitisë̈. Ai gjithashtu falënderoi Klubin “IDEALËT” të shkollës “Dëshmoret e Vitisë̈” që udhëhiqet nga mësimdhënësi Rrahim Halimi dhe Abetare Bejta për kampanjën e suksesshme pë të fituar donacione në fushën e teknologjisë̈ dhe informatikës. /2LONLINE.com/