Siç ka bërë të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion në Zvicër ne vitin 2019 ka renie te shtetasve te huaj dhe në fund të marsit në Zvicër kanë jetuar 2 milionë e 090.669 të huaj. Një milion e 429.482 prej tyre janë shtetas të BE-së ose të EFTA-s dhe 661.187, të vendeve të treta.
Statistikat tregojnë se në këtë tremujor numri i shtetasve të Kosovës që jetojnë në Zvicër ka qenë 113 mijë e 482 ose 5.4 për qind e numrit të huajve. Shtetasit kosovarë janë në vendin e pestë pas italianëve, gjermanëve, portugezëve dhe francezëve.
Në kuadër të bashkimit familjar në Zvicër kanë migruar 9511 persona ose 6.6% më pak se në tremujorin e parë të vitit 2018. 20.6% të këtyre njerëzve kanë qenë pjesëtarë të familjeve të shtetasve zviceranë.
Si rezultat i lëvizjeve të shumta në Zvicër, bilanci i migrimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar tregon rritje për 3.5 për qind ose 13652 të huaj më shumë. Nga ky numër, 8481 persona kanë ardhur nga shtete e BE/EFTA, që përbën një rritje prej 4.6%. Nga vendet e treta kanë ardhur 1.8% më shumë të huaj. Në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2017 bilanci shënon rënie prej 6.7%.