Gjilani i përkushtuar në maksimum, të dielën sfida e radhës

Gjilani i përkushtuar në maksimum, të dielën sfida e radhës

Ky vikend do t’i sjellë përballjen e radhës Kf.Gjilanit, i cili në shtëpi sfidon Flamurtarin këtë të dielë.

E pikërisht për këtë ndeshje të rëndësishme për të dyja skuadrat, që të largohen nga zona e rrezikshme e barazhit, Gjilani po i vazhdon përgatitjet intensive.

Gjatë ditës së sotme ata zhvilluan seancën stërvitore, mes ritmit të lartë te punës dhe përkushtimit të lartë të futbillistëve.

Vlenë të theksohet se atmosfera brenda grupit të futbollistëve është mjaftë pozitive, gjithashtu tek ta nuk mungon optimizmi dhe dëshira për tu rikthyer tek rezultatet pozitive.

Në seancën e sotme stërvitore prezent ishin të gjithë futbollistët, ku ata po punojnë që nga kjo javë të rikthejne rezultatet pozitive në kampionat.

“Me skuadrën po stërvit edhe kapiteni i saj, Ylber Kastrati, i cili gjindet në fazën finale të rikuperimit dhe shumë shpejtë, ai, pritet të jetë nën urdhërat e kryetrajnerit, Gentjan Mezani, për sfidat e fundit kampionale”, thuhet ne njoftimin zyrtar te klubit.

Skuadra pritet të vazhdojë përgatitjet edhe nesër, ndërsa ndeshja e së dielës zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim nga ora 16:00.

KOMENTE