DYLON

Xavi drejt pensionimit, do të bëhet trajner

Xavi drejt pensionimit, do të bëhet trajner
Avatar photo Elife Sherifi

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli i luajtur profesionist në fund të  këtij sezoni.

Pasi fitoi shumë trofe me Barcelonën, po ashtu edhe me Al Sadd dhe përjetoi shumë net magjike – Xavi ka vendosur t’i varë atletet. Ai ka bërë 767 paraqitje me Barçën dhe ka shënuar 85 gola, ndërsa me Al Sadd numëron 112 paraqitje dhe ka realizuar 25 herë.

Mesfushori aktualisht luan në Katar për Al Sadd, ku u transferua në vitin 2015 duke lënë La Ligan pas shumë vitesh.

EkoHigjiena

Sido që të jetë, 39-vjeçari, ndjen se është koha që te largohet.

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por mezi pres se çfarë do të më sjell e ardhmja si trajner”, u shpreh Xavi, duke konfirmuar se do të bëhet trajner.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.