Sir Alex Ferguson ka drejtuar Manchester United mbi 1,500 ndeshje zyrtare në 26 vite të lavdishme, teksa supozohet se ka shpenzuar më shumë se 3,000 pako çamçakëza.
Tifozët e futbollit e kanë ndjekur me vëmendje, teksa në çdo ndërprerje, apo moment pauze Ferguson fuste çamçakiza në gojë. Tekniku skocez ka treguar se ai i përdorte çamçakizët për ta hequr stresin e lojës.
Një tifoz mori çamçakizin e tij të fundit të përtypur nga Fergie, derisa e hedhi në ankand të eBaye.
“Pas 1,500 ndeshjeve zyrtare, këtu qëndron përtypja e çamçakizit të fundit nga Sir Alex Ferguson. Paratë e grumbullura do të shkojnë për bamirësi”, thuhej në publikimin e MU Fondation.
Ankandi nisi me shumën prej 150,000 mijë eurove, por përfundoi te fituesi për 390 mijë funta