DYLON

Flet agjenti i Muriqit, tregon për ofertat dhe të ardhmen e sulmuesit kosovar

Flet agjenti i Muriqit, tregon për ofertat dhe të ardhmen e sulmuesit kosovar
Avatar photo Elife Sherifi

Agjenti i sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi, është përgjigjur për ofertat e Burnleyt, Tottenhamit dhe Manchester Unitedit në drejtim të klientit të tij.

Mediat në Turqi i kanë lidhur këto tri klube angleze për ofertat e refuzuara për sulmuesin prizrenas.

Besohet se Fenerbahçe nuk ka shprehur interesim ta largojë Muriqin deri në verë, gjë të cilën e ka bërë me dije edhe agjenti i tij, Hakan Canatar.

EkoHigjiena

“Muriqi ka kontratë katër-vjeçare me Fenerbahçen. Ne jemi të kënaqur që disa top-klube evropiane janë të interesuara për të”, ka thënë Canatar.

“Por, ne nuk jemi duke e konsideruar një transferim në janar, andaj nuk ka asnjë gjasë që ai të largohet tani”, tregon më tej agjenti i sulmuesit të Kosovës.

“Ne jemi kontaktur nga klubet e interesuara, gjë për të cilën kemi biseduar me drejtuesit e Fenerbahçes”, deklaroi ai.

Muriqi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 17 ndeshje kampionale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.