“Inkurajojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre që të votojnë masivisht, në mënyrë të qetë e duke respektuar rregullat zgjedhore të përcaktuara nga KQZ”, ka thënë Shpend Nuhiu, shef i shtabit zgjedhor i Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, qytetarët e Gjilanit kanë ditur gjithmonë të tregojnë kulturë të lartë gjatë procesit zgjedhor, e urojmë që procesi i sotëm të kalojë në këtë frymë.