DYLON

Është mbajtur takimi “Gjithëpërfshirja në Komunën e Gjilanit, me theks në fushën e arsimit”

Është mbajtur takimi “Gjithëpërfshirja në Komunën e Gjilanit, me theks në fushën e arsimit”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se ka pasur lëvizje të rëndësishme, sa i përket gjithëpërfshirës në fushën e arsimit.

Ai tregoi se është rritur numri i asistentëve dhe interpretëve, logopedëve, psikologëve, pedagogëve e zyrtarëve të tjerë për fëmijët me nevoja të veçanta të përfshirë në shkolla të rregullta.

EkoHigjiena

“Është bërë kontraktimi i shërbimeve shtesë të specializuara. Janë krijuar hapësira të përshtatshme në kuadër të shkollave, dhoma burimore”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i Gjilanit, e vlerësoi si shumë të rëndësishëm Planin e Veprimit të Strategjisë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit, i cili sipas është tejet i nevojshëm.

Drejtori i Arsimit, Shpend Nuhiu, tha se hartimi i planit tregon qëllimin tonë të përbashkët për të treguar qëndrimin tonë në gjithpërfshirje sa më të madhe të fëmijëve sidomos në fushën e arsimit.

“Do ti përmbushim të gjitha nevojat dhe obligimet sa i përket gjithpërfshirjes”, tha drejtori Nuhiu.

Liridona Kosumi zyrtare për fëmijë me nevoja të veçanta në DKA prezantoi Planin e Veprimit të Strategjisë për Përfshirje Sociale në Komunën e Gjilanit.

Ajo tregoi se është gjatë këtij viti është bërë dyfishimi i numrit të asistentëve, ku janë pranuar 14 dhe janë shpallur edhe 10 pozita edhe për 10 të tjerë. Derisa janë punësuar edhe 2 interpretë.

Janë krijuar hapësira të përshtatshme në kuadër të shkollave dhe 6 dhomave burimore. Është bërë kontraktimi i shërbimeve shtesë të specializuara me psikologë, logopedë, pedagogë e mësues mbështetës, ku DKA-ja ka punësuar 12 psikologë dhe janë në rekrutim edhe 6 psikologë të tjerë dhe janë 4 logopedë.

Ajo tregoi se janë organizuar edhe kampanja vetëdijësuese.

Sipas saj tashmë DKA-ja, ka bazën e të dhënave për fëmijët të cilët janë në sistemin EMIS.

Është themeluar ekipi për braktisje dhe parandalim.

Në këtë takim të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, bashkë me Zyrën Rajonale të OSBE-së në Gjilan, dhanë rekomandimet e tyre edhe përfaqësues nga komiteti i arsimit, shoqatat komunale për Personat me Aftësi të Kufizuara, Këshilli i Prindërve, njësiti i të drejtave të njeriut e të tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.