DYLON

Haziri apelon qytetarët që të dalin masivisht në votime për t’i dhënë solemnitet e manifestim vendit

Haziri apelon qytetarët që të dalin masivisht në votime për t’i dhënë solemnitet e manifestim vendit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në nivel qendror, njëherësh udhëheqës i politikave të partisë në këtë fazë, Lutfi Haziri, gjashtë vizitës në Shtabin e Degës, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin masivisht në votime për t’i dhënë solemnitet e manivestim vendit.

“Nga vizita në Shtabin e Degës së Gjilanit, kuptova se dalja e qytetarëve deri në ora 11:00, është 8 për qind dhe krahasuar me zgjedhjet e fundit, është në trendin e njejtë.

Apeloj të gjithë qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe krejt Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të votimit për dalje sa më masive në zgjedhje.

EkoHigjiena

Kjo është dita juaj, kjo është dita e bardhë e Kosovës në të cilën ju e përcaktoni mandatin e ardhshëm të udhëheqjes së Republikës sonë.

Me këtë vullnet, ju i zgjedhni deputetët dhe organet e reja të vendit. Mos e leni pa dalë që t’ia japim solemnitetin dhe manifestimin vendit tonë.

Apeloj të qytetarët që të bashkëpunoni me organet e rendit dhe çdo parregullsi, çdo tendencë presioni dhe blerje votash, ta lajmërojnë në mënyrë që prokuroria dhe policia ta zbardhë procesin. Me fat!”, ka qenë mesazhi i kryetarit, Lutfi Haziri.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.