Dihet botërisht se sa noti sjell dobi për trupin e njeriut, veçanërisht kur është fjala për fëmijët.
Ka prindër të shumtë që regjistrojnë fëmijët në not dhe besojnë se kontribuon në inteligjencë, balancim, koordinim dhe aftësitë perceptuese të fëmijëve dhe në përgjithësi ndikon pozitivisht në zhvillimin e tyre.
Përveç kësaj, noti kontribuon ndjeshëm në forcimin e marrëdhënieve midis prindërve dhe fëmijës. Noti gjithashtu rekomandohet edhe për fëmijët me autizëm si dhe për fëmijët me nevoja të tjera të veçanta.
Është shumë e rëndësishme që zhvillimi i muskujve, aktiviteti fizik dhe zhvillimi social i fëmijës të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Fëmijët që notojnë më parë do të jenë një hap përpara mocanikëve të tyre.
Noti ka efekte pozitive kur është fjala për ushqimin dhe problemet e gjumit tek fëmijët.