DYLON

Haziri: Mos i rrezikoni fëmijët, lagjen e qytetin tuaj – rrini n’shpi

Haziri: Mos i rrezikoni fëmijët, lagjen e qytetin tuaj – rrini n’shpi
Avatar photo Redaksia

Në ditën e 31 të përballjes me pandeminë, Komuna e Gjilanit po vazhdon ta menaxhoj e kontrolloj situatën, me kapacitetet në moslejimin e shpërndarjes së infeksionit.

Pas takimit me Qendrën Operative Emergjente dhe Komitetit Emergjent, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se janë menaxhuar 17 raste, duke shtuar se po vazhdojnë ta ulin lakoren duke e kontrolluar dhe moslejuar shpërndarjen e Covid-19.

“Ky angazhim i madh i mjekëve, profesionistëve dhe hallkave të emergjencave civile në Gjilan, nuk na bën imun në shpërndarjen e infeksionit. Imun na bën vetëm nëse qëndroni në shtëpi dhe nëse vetëpërmbaheni nga dalja në vendet publike, qofshin ato vende malore e fushore. I vetmi vend uikendi është shtëpia, dhoma, banesa”, tha ai.

EkoHigjiena

Haziri ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim, po vazhdojnë ta bëjnë planin 06, që i përfshinë komunat e Anamoravës, në bashkëpunimin me policinë lokale dhe regjionale, në mënyrë që mos lejohen hyrje-dalje të askujtë prej zonave të karantinës, sic është Prishtina, Vitia e Ferizaj.

“Qytetarët e Gjilanit nuk do t’i lejojnë këtë hyjnë tash e tutje në këto zona të karantinuara. Bashkëqytetarët tanë mund të kthehen prej këtyre qyteteve deri sot në ora 17:00. Përndryshe, nuk lejohen të lëvizin nga zonat e karantinës”, ka thënë Haziri.

Ai ka nënnvizuar se është fatkeqësi të bartet infeksioni i cili e rrezikon fëmijët, lagjen e qytetin tuaj.

“Jemi koordinuar me të gjithë kryetarët e komunave për masat emergjente. Të martën do t’i njoftojmë qytetarët për pakon e re të masave të lëvizjes së lirë të qytetarëve”, ka thënë Haziri, në konferencën për gazetarë.

Në fund, Haziri ka uruar të gjithë besimtarët e krishtere me rastin e Festës së Pashkëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.