Osmani: Piktura e Yllkës i dha frymë tjetër zyrës sime- do të punojmë shumë për kauzën e saj

Osmani: Piktura e Yllkës i dha frymë tjetër zyrës sime- do të punojmë shumë për kauzën e saj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka ekspozuar vepra të artit në Zyrën e saj. E para e vendit ka thënë se ekspozimi i veprave të artit, përveçse po e hijeshon këtë Zyrë, po bëhet edhe me qëllim të promovimit të artistëve tanë dhe të ngritjes së vetëdijes për kauza të rëndësishme. 

“E veçanta e kësaj nisme është që piktura e parë që e kemi ekspozuar është piktura e Yllka Letit. Yllka, e cila është dashuria vet, që prej lindjes ballafaqohet me fibrozën cistike, e cila është një çrregullim gjenetik që prek më së shumti mushkëritë, por edhe mëlçinë, pankreasin, veshkat dhe zorrën. Në afat të gjatë, fibroza cistike shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje si rezultat i infeksioneve të shpeshta të mushkërive”, ka thënë Presidentja Osmani. 

Në vijim gjeni të plotë postimin e Presidentes Osmani: 

Dje filluam me ekspozimin e veprave të artit në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës – një traditë që do e kultivojmë me shumë dashuri. Ekspozimi i veprave të artit, përveçse po e hijeshon këtë Zyre, po bëhet edhe me qëllim të promovimit të artistëve tanë dhe të ngritjes së vetëdijes për kauza të rëndësishme. E veçanta e kësaj nisme është që piktura e parë që e kemi ekspozuar është piktura e Yllka Letit. Yllka, e cila është dashuria vet, që prej lindjes ballafaqohet me fibrozën cistike, e cila është një çrregullim gjenetik që prek më së shumti mushkëritë, por edhe mëlçinë, pankreasin, veshkat dhe zorrën. Në afat të gjatë, fibroza cistike shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe kollitje si rezultat i infeksioneve të shpeshta të mushkërive. Në Kosovë janë 215 fëmijë të regjistruar me fibrozë cistike. Yllka u bë zëri i tyre përmes një ekspozite të mbajtur vitin e kaluar. Piktura e Yllkës i dha një frymë tjetër zyrës e do punojmë shumë fort për t’i dhënë frymë kauzës së saj, si dhe për të mbështetur fëmijët me fibrozë cistike dhe familjet e tyre në vendin tonë. /2LONLINE.com/

KOMENTE