Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri dhe në bashkëpunim me Shoqatën e ish të Burgosurve Politik (SHBP) dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK’së, të hënën (20 janar) organizohet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të SHBP në Gjilan, Sabit Rexhepi.
Ceremonia është si vijon:
13:30 – bëhen homazhe para arkivolit (para teatrit të qytetit)
14:00 – mbledhja komemorative (në sallën e teatrit)
16:00 – bëhet varrimi i të ndjerit në Skifteraj të Vitisë.
Ju ftojmë t’ia jepni lamtumirën e fundit veprimtarit të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepi!