6 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë (video-kronologji)

6 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë (video-kronologji)

Sot bëhen gjashtë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një eskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur. Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Në aktin e heqjes së lapidarit kanë marrë pjesë edhe komandanti i xhandarmërisë, Bratislav Dikiç, kryeshefi i policisë së Vranjës si dhe komandanti i stacionit policor të Preshevës, Avdi Bajrami.

Një pjesë e vogël e qytetarëve kanë ndjekur operacionin e heqjes, ndërsa nuk ka pasur ndonjë reagim të popullsisë dhe as ndonjë incident.

Prindërit e dëshmorëve shpeshherë kanë kërkuar kthimin e lapidarit në Preshevë mirëpo deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtarë se ku gjendet kjo pllakë me 28 emrat e dëshmorëve apo që mundë të kthehet.

Titulli.com ju sjellë një kronologji gjatë heqjes së lapidarit në Preshevë:
shih videot:

KOMENTE