DYLON

Komuna e Gjilanit, mban mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e veteranit të arsimit Isa Mullaidrizi

Komuna e Gjilanit, mban mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e veteranit të arsimit Isa Mullaidrizi
Avatar photo Redaksia

Është mbajtur mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, për të nderuar jetën dhe veprën e Isa Mulla Idrizit, djalit të Mulla Idriz Gjilanit.

Ai ishte veteran i arsimit, mësimdhënës i përkushtuar dhe autorë i gjashtë teksteve mësimore nga lënda e teknologjisë.

EkoHigjiena

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se: sot jemi mbledhur këtu në këtë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e një njeriu të urtë, me zemër të madhe dhe një trashëgimi të pasur shpirtërore, Isa Mulla Idrizin, djalin e të madhit Mulla Idriz Gjilani.

Ajo shtoi se Isa Mulla Idrizi, një veteran i arsimit, mësimdhënës i përkushtuar dhe që përcolli shumë gjenerata, autor i gjashtë teksteve mësimore nga lënda e teknologjisë. ishte një shembull i njeriut që e jetoi jetën me përulësi, me respekt për vlerat e familjes dhe të shoqërisë, duke trashëguar e përhapur frymën e drejtësisë, tolerancës dhe dashurisë për vendin.

Nënkryetarja e Gjilanit, tha se ai ishte një vazhdues i denjë i emrit të babait dhe të nënës së tij, i cili mbetet një monument i unitetit dhe frymëzimit kombëtar. 82 vite jetë janë një dhuratë e madhe, por njëkohësisht dhe një mundësi për të lënë pas një gjurmë të pashlyeshme. Isa e ka bërë këtë.

“Me fjalët, me veprat dhe me qëndrimet e tij, ai na kujtoi se amaneti i paraardhësve tanë nuk është thjesht një histori, por një udhërrëfyes për të sotmen dhe të ardhmen”, tha Morina Bunjaku.

Sipas saj derisa ndiejmë dhimbjen e humbjes, le të mos harrojmë jetën e tij.

Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, kërkoi që të mbajmë mend qetësinë dhe urtësinë e tij, përkushtimin ndaj familjes dhe komunitetit. Isa Mulla Idrizi nuk është më mes nesh fizikisht, por fryma dhe mësimet e tij mbeten gjithmonë të gjalla.

“Në emër të Komunës së Gjilanit dhe kryetarit Alban Hyseni, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe gjithë të afërmit. U prehtë në paqe dhe le të jetë kujtimi i tij një dritë e përjetshme në jetët tona”, tha Leonora Morina Bunjaku.

Kujtime dhe përvoja të ndryshme për të ndjerin kanë ndarë edhe Faik Shkodra, miku i të ndjerit, Nazmi Kçiku, sekretar i shkollës “Thimi Mitko” ku kishte punuar plotë 44 vjet dhe Ekrem Hoxha, dhëndrri i të ndjerit. /2KONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.