Tuana Bunjaku, vajza njëmbëdhjetëvjeçare nga Gjilani performoi në Paris në “Summer festival Paris-Festival de l’été Paris”.
Tuana performoi live ku shumë nga publiku e rikthyen dy herë në skenë me duartrokitje të shumta.
Ky festival organizohet çdo vit dhe ky është viti i parë ku Tuana ishte pjesëmarrëse.
Festivali organizohet një herë në vit, ku marrin pjesë të gjitha moshat.
Tuana ka marr pjesë në shumë programe në shkollë, ku cilësohet një nga nxëneset me zërin më të bukur.
Festivali ka për qellim argëtimin e turistëve në ditët e nxehta të verës.
Me këtë rast, Tuana është shprehur: -” Ishte eksperiencë shumë e bukur, jam shumë e lumtur që arrita ti bëjë prindërit krenarë me mua”.
/Edona Vllasaliu Bajoku/