DYLON

Në Velekincë të Gjilanit arrestohet pronari i një lokali ku luhej poker

Në Velekincë të Gjilanit arrestohet pronari i një lokali ku luhej poker
Avatar photo Redaksia

Në fshatin Velekincë të Gjilanit, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit.

Sipas raportit policor për 24 orët e fundit, në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker. Në tavolinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ja raporti i policisë për rastin:

ORGANIZIMI  ILEGAL I SKEMAVE PIRAMIDALE

Fsh. Velekincë, Gjilan 27.08.2021-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Në lokal janë hasur 10 persona, 7 prej tyre duke luajtur poker. Në tavolinën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar zhetonë të plastikës të cilat zëvendësojnë monedhat për lojë. Me urdhër të prokurorit  të dyshuarit – pronarit të lokalit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.