DYLON

Protesta në Paris, dhjetëra të arrestuar

Avatar photo Elife Sherifi

Policia në Paris arrestoi më shumë se 30 persona pas përleshjeve me demonstruesit, në protestën e fundit të lëvizjes së jelekverdhëve.

Transmetuesi Franceinfo raportoi se në stacionin hekurudhor, Gare de l’Est tensionet ishin të larta dhe protestuesit i vunë flakën kazanëve të plehrave, si dhe thyen dritaret.

Lëvizja e jelekverdhëve, e quajtur kështu nga jelekët e verdhë që veshin, ka organizuar protesta kundër politikave të presidentit Emmanuel Macron për më shumë se një vit.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.