DYLON

U mbajt diskutim publik për planifikimin e buxhetit me banorët e Pozheranit

U mbajt diskutim publik për planifikimin e buxhetit me banorët e Pozheranit
Avatar photo Redaksia

Në Pozheran të Vitisë  u mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2022-2024.

Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama ka bërë prezantimin e buxhetit të paraparë për vitin në vijim sipas kategorive ekonomike.

EkoHigjiena

Kurse banorët e Pozheranit parashtruan disa kërkesa dhe sugjerime për investime ndër to ata kërkuan që të ndërtohen trotuare në lagjet “Zuka”dhe “Alidema”,  të bëhet shtrimi i një rruge me zhavorr në drejtim  të fshatit Gërmovë, të bëhet funksionalizimi i ujësjellësit të vjetër të Tërpezës, të rregullohet kanalizimi tek Jahi Ramiqi, të bëhet pastrimi dhe hapja e përroskës që kalon përmes këtij fshati, të ndërtohet një shtëpi e kulturës dhe të këtë më shumë shtigje për çiklizëm. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.