Anëtari i kombëtares gjermane U-21, Florent Muslija mund t’i bashkohet Kosovës, pasi së fundmi është parë në një takim me përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani.
Dreka e shtruar nga Valdrin Mustafa, anëtari i Kombëtares U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, në Restaurant-in e Besim Zenelit-Besit, në Gjermani, teksa është diskutuar edhe mundësia që Muslija t’i bashkohet Kosovës.
Aktualisht 20 vjeçari është pjesë e ekipit nga Bundesliga, Hanover 96, teksa ka realizuar dy gola në katër përballje.
Vlera e tij në tregun e transferimeve është afro 2 milionë euro.