Komuna ka njoftuar qytetarët e Kamenicës, se Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00. “Duke parë se çdo ditë kemi shumë vizitorë në Kikë, ju bëjmë thirrje që të evitoni vizitat në këtë zonë, qoftë në këmbë ose me automjete” thuhet në njoftim.
Më tej në njoftimin e komunës thuhet se Policia e Kosovës do të monitorojë të gjitha vendet ku mblidhen njerëz dhe nuk do të lejojë frekuentimin e qytetarëve në Kikë dhe tek Qurreli.
“Në këtë pjesë do të lejohet vetëm qarkullimi i banorëve të Kikës, e të cilët duhet të kenë me vete dokumentet identifikuese që të vërtetojnë se janë banorë të këtij fshati”, thuhet në njoftim.