26 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.381 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.542.975 doza të vaksinës.
Deri më sot 707.296 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.072 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 31 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.256.
Në total numri i rasteve aktive është 427. /2LONLINE.com/